Ballina Kronike E FUNDIT/ Pas Lushnjes tronditet Fushë Kruja, shpërthim me tritol në një...

E FUNDIT/ Pas Lushnjes tronditet Fushë Kruja, shpërthim me tritol në një banesë

Pas Lushnjes tronditet Fushë Kruja! Burime për Newspower.al bëjnë të ditur se ka pasur një shpërthim në një banesë. Deri më tani raportohet për dëme materiale.

Një shpërthim me tritol u regjistrua sonte edhe në një banesë në Lushnje.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks