Një person tenton të vetëdigjet me benzine në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit. Bëhet fjalë për shtetasin Tonin Lleshi,     i cili është shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë. Mesohet se ai kishte bërë disa kërkesa në drejtim të pushtetit vendor, të cilat sipas tij nuk i janë zgjidhur dhe prandaj ka tentuar të kryejë aktin ekstrem.

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, salla operative e Postës së Policisë Fushë Arrëz, është njoftuar se shtetasi T. Ll., 35 vjeç, banues në Fushë Arrëz, kishte lyer trupin e tij me benzinë dhe po shprehej se do të vetëdigjej, në ambientet e bashkisë së Fushë Arrëzit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të kryer veprimet hetimore.

Shtetasi T. Ll. është shoqëruar në Postën e Policisë Fushë Arrëz, për t’u marrë në pyetje.

Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu