Policia ka njoftuar arrestimin e Lulzim Berishës. Burime zyrtare bëjnë me dije se Berisha është arrestuar në Spanjë në kuadër të operacionit të koduar “Sant Joan”. Policia bën me dije se gjithçka ka ndodhur në kuadër të bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën dhe falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle. Berisha konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa më herët gjykata kishte vendosur masë sekuestro ndaj disa prej pronave të tij.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.
Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.
Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.






