Ballina Aktualitet “E duam atdheun vetëm në stadium”, Rama: Hedhim shishe plastike rrugëve, pastaj...

“E duam atdheun vetëm në stadium”, Rama: Hedhim shishe plastike rrugëve, pastaj shiu na përmbyt

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një tjetër reagim pas përmbytjeve në Durrës. Këtë herë ai tregon situatën në Shkozet ku kanalet janë bllokuar si pasojë e plehrave dhe shisheve plastike.

Kjo është edhe arsyeja, pse sipas Ramës, ka ndodhur edhe përmbytja e fundit. Sipas tij, për shkak të mbetjeve në kanal, uji nuk ka arritur të kalojë dot për t’u derdhur më pas në det.

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë”, tha ai.

Më herët ai ironizoi akuzat e opozitës duke deklaruar se e njëjta gjë me përmbytje ka ndodhur edhe në disa vende të rajonit, por askush nuk ka fajësuar qeveritë e vendeve të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks