Një 2-vjeçar është dërguar në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore mesditën e kësaj të shtune.

Sipas informacioneve fëmija dyshohet se ka pirë një sasi të madhe medikamentesh dhe për pasojë i mituri ka shfaqur komplikacione.

Teksa i është dhënë ndihma e parë nga spitali i Sarandës, i mituri është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu