Këtë të dielë forca të shumta policie janë nisur drejt Vrinës së Konispolit, aty ku dyshohet se janë groposur Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori pas ekzekutimit.

Në aksion marrin pjesë forca të shumta policie, FNSH dhe rreth 50 familjare të dy personave të zhdukur. Ndërkohë kujtojmë se Leonard Thodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqit prej disa ditësh janë shpallur të zhdukur nga familjarët e tyre në Sarandë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu