Dy persona janë vënë në pranga nga policia, pasi qarkullonin me armë zjarri e armë të ftohta. Nga kontrollet janë gjetur edhe radio si të policisë. Mësohet se janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 silenciator, 6 radio si të Policisë, 4 mjete prerëse (thika), 2 sëpata, 5 dylbi, 1 xhup multifunksional dhe municion luftarak. Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.