Ballina Kronike Dy të arrestuar dhe një i proceduar në 24 orë nga policia...

Dy të arrestuar dhe një i proceduar në 24 orë nga policia e Shkodrës

DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Hot, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe vëllait të tij, si dhe gjatë shoqërimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Specialistët e Policisë Kufitare të PKK Muriqan ndaluan shtetasin V. C., 26 vjeç, banues në Mamurras, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se Gjykata e Kurbinit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Laç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. O., 21 vjeç, banues në fshatin Juban, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të dhënë dokumentet e veta dhe të automjetit që drejtonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks