Strukturat e Policisë në qarkun Shkodër kanë vijuar me veprimet procedurale dhe operacionet për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Si rezultat, janë kryer disa arrestime dhe janë referuar materiale në Prokurori për veprime të mëtejshme:
Arrestime në flagrancë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor:
-
E. S., 25 vjeç, banues në Shkodër, u arrestua pasi u kap duke kryer manovra të rrezikshme me automjet, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.
-
B. Z., 19 vjeç, banues në Shkodër, u arrestua në flagrancë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Procedime penale në gjendje të lirë:
-
Gj. L., 52 vjeç, banues në Theth, dhe K. Gj., 46 vjeç, banues në Vlorë, u proceduan pas një aksidenti rrugor në aksin “Bogë-Theth”, ku automjeti i Gj. L. u përplas me motomjetin që drejtonte K. Gj., me pasagjere shtetasen Xh. K., e cila u dëmtua lehtë.
-
S. B., 34 vjeç, banues në Ballsh, u procedua pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-
H. Xh., 59 vjeç, banues në fshatin Trush, u procedua pasi ka kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.
-
Z. G. dhe Z. B., banues në Shkodër, u proceduan pasi kryen punime ndërtimi pa leje në zonën e Velipojës.
-
P. L., 60 vjeç, banues në Pukë, u procedua për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar një kontenier në përdorim nga Komisariati i Policisë Pukë.
Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e hetimeve.