Ballina Kronike Dy të arrestuar dhe 1 i proceduar nga policia e Shkodrës

Dy të arrestuar dhe 1 i proceduar nga policia e Shkodrës

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

•Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka arrestuar shtetasin M. H., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 54-vjeçar.

•Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin E. Gj., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka dëmtuar një monument kulture.

•Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për ndalimin e automjetit që drejtonte, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks