Ballina Sociale Dy maturantët ekselent të gjimnazit “28 Nëntori” synojnë studimet jashtë Shqipërie

Dy maturantët ekselent të gjimnazit “28 Nëntori” synojnë studimet jashtë Shqipërie

Gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër ka akorduar medalje ari për 4 maturantë ekselentë. Arsheila Laçej dhe Aron Vukatana janë 2 prej tyre. 3 vitet e gjimnazit për ta mbeten të veçanta, plot sfida dhe arritje.
Arsheila është fituese e vendit të parë në olimpiadën e Kimisë ndërsa Aroni në Fizikë i cili një vit më parë ishte ndër 20 maturantët që fitoi bursë nga Ambasada Amerikane, duke zhvilluar një pjesë të vitit të 3-të në SHBA. Studimet Arsheila dhe Aroni synojnë ti ndjekin jashtë, në Austri dhe Paris. Nëse Arsheila synon rikthim në vendlindje, Aroni i ka sytë nga tregu ndërkombëtar. Për bashkëmoshatarët e tyre kanë vetëm një thirrje, që ti përkushtohen shkollës, si çelës i së ardhmes. Arsheila dhe Aroni janë shembull për çdo të ri, duke i vendosur vetes qëllimet dhe objektivat e së ardhmes, drejt suksesit në fushën ekzakte./rtsh shkodra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks