Ballina Kronike Dy laçianë arrestohen si të dyshuar për grabitjen me armë në fshatin...

Dy laçianë arrestohen si të dyshuar për grabitjen me armë në fshatin Brret të Krujës

Dy të rinj banues në Laç janë arrestuar si të dyshuar për grabitjen me armë të një banese në fshatin Brret të Krujës.

Sipas policisë së Durrësit “këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kanosur me arme zjarri pushkë gjysmë-automatike, kanë vjedhur në Brret, Krujë, në banesën e një 40-vjeçari”

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit.

Të arrestuar janë K. G., 38 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga këta 2 shtetas.

Operacioni u kodua “Brreti”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks