Kreu i Qarkut Shkoder Edmond Ndou ka uruar te gjithe besimtaret Katolik dhe Mysliman per nisjen e Kreshmeve dhe Muajit te Madherueshem te Ramazanit.

Të dashur bashkëqytetarë të Qarkut Shkodër, më lejoni që në këto orë kur të gjithë besimtarët Katolik kanë nisur Kreshmet, e nesër nis Muaji i Madhërueshëm i Ramazanit, t’ju përcjell urimet më të përzemërta.
Janë dy kohë të shenjta ✝️☪️ , ndonëse në tradita të ndryshme, burojnë nga i njëjti thelb: besimi, reflektimi, falja dhe dashuria për tjetrin. Qofshin ditë të bekuara për të gjithë, për familjet tuaja dhe për vendin tonë.
Uroj që sakrifica dhe përkushtimi juaj të shpërblehen.
Agjërim të lehtë dhe të bekuar!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu