Ballina Aktualitet Dy humbën jetën në vend dhe një në spital, kush janë tre...

Dy humbën jetën në vend dhe një në spital, kush janë tre viktimat e aksidentit në Bulqizë

Kujtim Istrefi, Murat Istrefi dhe Lulzime Istrefi janë tre viktimat që humbën jetën në aksident rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë pasditen e sotme.

Dy të parët gjetën vdekjen në vend ndërsa Lulzimja vdiq në spital.

Ngjarja u regjistrua reth orës 18:15, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, ku dy automjete u përplasën mes tyre.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasit  Kadrie Markeçi, Firuze Istrefi 56 vjeç, Mërgim Lazri 25 vjeç dhe Edison  Lazri 20 vjeç, pasagjerë në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks