Rreth orës 11:50, në lagjen “Tre Heronjt”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
-Rreth orës 11:55, në bulevardin “Skenderbeu” mjeti autobus me drejtues shtetasin L. D., ka përplasur këmbësoren shtetasen L. Z., 67 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Me dy drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.