Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 26 vjeç, banues në fshatin Trush, pasi ditën e djeshme, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodërs, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen F. M., 67 vjeçe, këmbësore. 67-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Shirokë-Shkodër”, shtetasja E. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin S. Rr., i cili lëvizte me biçikletë.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi S. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.