Ballina Sport Dy afrime të reja tek Vllaznia, firmos sulmuesi brazilian dhe rikthehet Beci

Dy afrime të reja tek Vllaznia, firmos sulmuesi brazilian dhe rikthehet Beci


Vllaznia vesh kuqeblu sulmuesin brazilian Bruno Gomes si dhe rikthen ne shtepi Dritmir Becin. Klubi shkodran ka njoftuar permes facebook dy afrimet e reja. 

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti brazilian Bruno Gomes De Oliveira Conceição. Ai është 27 vjeç dhe luan në repartin e sulmit. Gomes vjen tek skuadra jonë pas dy sezoneve të fundit që ka luajtur në Portugali me ekipin CD Nacional. Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Welcome Bruno!

Dritmir Beci rikthehet në shtëpi. Mbrojtësi shkodran pas disa sezonesh të suksesshme në ekipe të ndryshme, së fundi tek Skënderbeu, tani do të jetë pjesë e Vllaznisë. 27 vjeçari ka firmosur për një sezon me kuqeblutë, me të drejtë shtyrje edhe për një sezon tjetër. 

Mirë se erdhe Dritmir Beci!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks