Ballina Aktualitet Durmishi: Marrëdhënit Shqipëri – Kosovë në nivel, reciprociteti duhet të zgjidhet

Durmishi: Marrëdhënit Shqipëri – Kosovë në nivel, reciprociteti duhet të zgjidhet

Marrëdhënit e Shqipërisë dhe Kosovës kanë qënë shpesh në fokusin e mediave dhe qëndrimeve politike. Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Skender Durmishi hedh poshtë pretendimet se dy vendet nuk kanë marrëdhënie të mira në raportet e tyre zyrtare.

Diplomati i Kosovës thotë se çështja e reciprocitetit me Serbinë duhet të zgjidhet në të ardhmen dhe se minoriteti serb në Kosovë është i respektuar. 

Duke folur për Open Balkan, Durmishi përkrah qëndrimin kundër të shtetit të tij por Balkani i Hapur sipas diplomatit kosovar nuk e pengon bashkëpunimin për marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë. I vetmi fokus sipas tij për Kosovën është procesi i Berlinit…

I pyetur për afërsinë mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me atë të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ambasadori Durmishi nuk dëshiron ta komentojë ndërsa thotë se të dy vendet Shqipëria dhe Kosova do t’i kenë gjithmonë borxhe njëra-tjetrës…

Këto deklarata ambasadori i Kosovës në Shqipëri Skender Durmishi i bëri gjatë një aktiviteti në qytetin e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks