Ballina Aktualitet Dumani tregon në Bruksel presionet ndaj SPAK: Kemi marrë kërcënime nga politika,...

Dumani tregon në Bruksel presionet ndaj SPAK: Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe sidomos nga krimi i organizuar

“Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe sidomos nga krimi i organizuar”. Kështu është shprehur drejtuesi i SPAK, Altin Dumani gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave.

Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut.

Drejtuesi i SPAK vuri në dukje se rrjetet shqiptare të krimit operojnë në pothuajse të gjitha vendet e BE-së, por edhe në SHBA e Amerikën Latine, çka e bënte bashkëpunimin ndërkombëtar të domosdoshëm.

Sot, shtoi ai, SPAK konsiderohet partner i besueshëm.

Dumani: Vështirësitë kanë qenë të shumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet. Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndërsa pritshmëritë ishin të mëdha, mundësitë tona reale ishin të kufizuara.

Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar. Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato.Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar.

Pavarësia e SPAK nuk është simbolike. Është kushti që u ka lejuar prokurorëve të punojnë pa frikë dhe pa ndërhyrje. SPAK ka qenë institucioni më i besuar në Shqipëri për tre vite me radhë, me rreth 70 për qind mbështetje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks