SPAK është në vijën e parë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thotë drejtuesi Altin Dumani. Nga Kuvendi, ku u mbajt takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, Dumani tha se SPAK që nga krijimi ka sekuestruar 150 mln euro asete të ardhura nga veprimtari kriminale.Shpreh vlerësimin që Këshilli i Europës kanë dhënë për reformën e drejtësisë. Këto sfida janë themelore për shtetin e së drejtës dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve te drejtësia. SPAK është në vijën e parë të kësaj lufte, duke ndjekur një qasje të bazuar në transparencë bashkëpunim ndërkombëtar dhe rezultate konkrete. Pavarësia institucioneve, kapacitet njerëzore dhe teknike kanë dhënë rezultate premtuese që janë përkthyer në çështje konkrete.Krahas ushtrimit të ndjekjes penale për zyrtarë të lartë, SPAK ka në fokus edhe luftën kundër krimit të organizuar, ku falë bashkëpunimit me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, kemi bërë të mundur të godasim grupe të ndryshme kriminale, organizata të ndryshme kriminale të përfshirë në krime të dhunshme apo trafik droge. Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAk drri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro.
‘Ne nuk kemi qenë pasiv që rri e pret kallëzimet, por kemi qenë proaktivë duke ndërmarrë procedime penale me qëllim vënien para përgjegjësisë të kujtdo. Megjithëse hetojmë krimin e organizuar, masa e sigurisë arrest në burg në kërkesat zë vend 49% të totalit. Numri total i paraburgosurve është më pak 9% të të paraburgosurve në Shqipëri.’Dumani vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, i cili ka qenë një faktor kyç në sukseset e hetimeve, veçanërisht kur hetimet janë fokusuar te lidhjet e krimit të organizuar me zyrtarët e korruptuar.’Kemi investuar dhe në mjet dhe teknologji bashkëkohor që janë sukses në hetim. Sukses bashkëpunimi ndërkombëtar, në hetimet tona kur ka qenë fokus krimi ka pasur dhe zyrtar të korruptuar pjesë të krimit. 2020-2023 janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore. Kemi marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe, për çështje konkrete me shumicën e vendeve anëtare të BE-së. Në 2024 i është kushtuar vëmendje forcimit me vendet homologe. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi. Përpara kemi sfida. Prokuroria ka paraqitur disa shqetësime që shpresojnë të gjejmë zgjidhje ligjore. Sfida e para ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK besoj se kjo pavarësi është një ndër shkaqet që SPAK ka filluar të jetë i suksesshëm në ndjekjen e veprave penale.’Dumani u ndal gjithashtu tek investimet në teknologji moderne dhe digjitalizimin si mjete të fuqishme për të luftuar korrupsionin dhe si të dobishme në procesin e hetimeve. Ai theksoi se sfida kryesore mbetet ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK.’Shqetësim mungesa e statusit ligjor i prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit. Pas 9 vitesh kthehen në vendin më parë para se të bëheshin pjesë e SPAK. Kemi dhënë propozimet tona që të shihet dhënia e mundësisë që të kandidojnë të jenë pjesë e SPAK. Vlerësojmë për rritjen e pragut 500 euro. Çdo akt korruptiv mbi këtë shumë bën kompeten SPAK. Kërkojmë që ky marzh të rritet dhe të fokusohemi tek çështjet më të ndjeshme.’