I ngarkuari me Punë në Shqipëri, David Wisner në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në Ditën e Drejtësisë, u shpreh se Reforma në Drejtësi është një reformë pa kthim.
Ai tha se SHBA ka pritshmëri që institucionet e krijuara në 2016 do të kenë afatgjata dhe kjo nuk vihet në diskutim, ndërsa shtoi se SHBA do mbështesë përpjekje për reforma në përputhje me Kushtetutën dhe pavarësinë e gjyqësorit
“Reforma në drejtësi nuk është e lehtë apo perfekte por shqiptarët duhet të jenë krenar për punën e bërë. Janë marrë veprime kundër krimit të organizuar.
Sfidat me të cilat përballemi janë të mëdha. Ka pengesa, do të ketë më shumë vetting, standarde më të lartë në institucione duke qenë se ka presion politik dhe pritshmëritë janë të mëdha.
Është me shumë rëndësi puna juaj. Takimi juaj sot tregon se institucionet nuk mund të punojnë vetëm.
SHBA krenar që punon me KLP gjyqtarët e prokurorët. Presim që institucionet e krijuara në 2016 të jenë afatgjata dhe kjo nuk vihet në diskutim.
Duhet bërë më shumë nga institucionet. SHBA do mbështesë përpjekje për reforma në përputhje me Kushtetutën dhe pavarësinë e gjyqësorit”, tha ai.