Në kuadër të ditës botërore kundër duhanit, gjimnazi “28 Nëntori” në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër organizuan paradën e dëmeve që sjell konsumi i duhanit. Krijime artistike, poezi dhe mesazhe prekëse erdhen nga nxënësit, si një apel i fortë për t’i thënë ndal pirjes së duhanit, që vitet e fundit ka njohur rritje të përdoruesve edhe tek moshat e reja.

Qëllimi i kësaj parade ishte jo vetëm sensibilizimi, por edhe ndërgjegjësimi i komunitetit dhe nxitja e politikave parandaluese në nivel lokal.

Shqipëria vijon të mbetet një nga vendet me nivel të lartë të konsumit të duhanit në Evropë. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, rreth 40% e meshkujve dhe 7-10% e femrave mbi moshën 15 vjeç janë konsumues të rregullt të duhanit. Ajo që shqetëson më shumë është fakti se mosha mesatare e fillimit të konsumit ka rënë ndjeshëm dhe gjithnjë e më shumë të rinj fillojnë të pijnë duhan që në moshën adoleshente. Megjithëse ka ligje në fuqi që ndalojnë pirjen e duhanit në ambiente publike të mbyllura dhe reklamat për të, zbatueshmëria e tyre lë për të dëshiruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu