Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Kejvina Kthella ishte shumë e komentuar gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë.
Ajo u skualifikua nga loja e BBVA pas dhunës fizike ndaj këngëtarit shkodran Luiz Ejlli.
Pas daljes, Kejvina nuk ka reaguar asnjëherë publikisht pas daljes, mirëpo pas daljes së saj ajo ka reaguar sërish publikisht përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Instagram”.
Pas i kërkoi pak javë më parë falje fansave, dhe veçanërisht të atyre të Luizit, tashmë Kejvina thotë se dëshiron të nisë gjithçka nga fillimi, duke i kërkuar falje Luizit, atë që ajo e cilëson si njeriun e vetëm që e ka dashur në atë shtëpi.
“Kejvina e Big Brother Vip dhe Kejvina e jetës reale
Sa herë më duhet të flas për veten, e bëj gjithmonë me auto-ironi dhe kurrë asnjëherë me pompozitet dhe me mendimin e të qenit një njeri i rëndësishëm.
Nuk është e rëndësishme për mua fama se sa njerëzorja; nuk është i rëndësishëm viraliteti i një videoje se sa një veprim mirësie i bërë edhe pa e ditur kush, po duke goditur në zemrat e atyre që më kuptojnë, mirëkuptojnë dhe këto ditë kanë qenë të shumtë.
Jo që nga dalja ime nga BB Vip, por pas furtunës e stuhisë që m’u desh të përballoj.
Por dua ta nis nga fillimi, këtë sqarim për një temë që do më shoqërojë gjatë në memorien time dhe në atë të të gjithë shqiptarëve.
Kur mora ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme dhe më të komentuar në Shqipëri isha entuziaste.
Entuziaste dhe mirënjohëse për mundësinë që m’u dha që t’i tregoja njerëzve që do më ndiqnin nga shtëpia 24 orë në 24, Kejvinën e vërtetë. Atë vajzën e çiltër, me shtëpisë së Big Brother dhe të rritem. Të kuptoj që jo çdo njeri që buzëqesh, buzëqesh me zemër dhe me qëllime të pastra dhe miqtë e vërtetë janë ata që të vënë në dukje edhe gabimet.
Është momenti që unë t’i kërkoj falje njeriut të vetëm që më ka dashur në atë shtëpi dhe është treguar i vërtetë me mua që ditën e parë dhe deri në të fundit.
Luiz, për mua je miku i mirë i ditëve të para në shtëpi dhe jam e sigurtë që të dy e dimë që do jemi njësoj edhe kur të dalësh jashtë.
Shoqëria jonë nisi përpara se të niste “kryqëzata” dhe do vazhdojë edhe më mbrapa. Sepse miqtë këtë bëjnë, qeshin, qajnë, bëjnë batuta, shpeshherë bëjnë edhe gabime, por me rëndësi është që t’i kuptojnë dhe të reflektojnë.
Dhe jam e sigurtë që ne të dy do jemi gjithmonë miq.
E pres në Manati për drekën e famshme.
Ndërkohë ndjej si detyrim moral t’i kërkoj falje gjithë publikut!
Shumë dashuri, Kejvina”, shkruan Kejvina Kthella.