Ballina Kronike Drogë dhe armë pa leje, në pranga 23-vjeçari me precedentë të mëparshëm...

Drogë dhe armë pa leje, në pranga 23-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë!

Screenshot

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ura”.

Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari.

Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-Aleksander Mehilli 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, një pushkë pneumatike dhe një armë e ftohtë (thikë).

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks