Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër Luçjano Boçi i eshte pergjigjur kryeministrit Edi Rama, pas atakimeve qe ky i fundit i beri opozites dhe listes se kandidateve te saj per zgjedhjet e 11 Majit. Asgjë e re nga Kryeministri i premtimeve boshe—vetëm bllokim, shkatërrim dhe mashtrim. Por Shkodra ka folur dhe do të flasë edhe më fuqishëm më 11 Maj! Ky qytet nuk mund të blihet me propagandë dhe as të nënshtrohet me truke politike thote Boçi.

Statusi i Plote:
Bllokon. Shkatërron. Mashtron. Asgjë e re nga Kryeministri i Andrrave n’beze. Shkodra ka kohë që i ka kthyer shpinën. Këtë ia dëshmoi edhe sot. Me 11 Maj, Shkodra do t’i kthejë edhe kusurin. Ai që e ha turpin me bukë nuk ka kurajon të ballafaqohet me urtësinë e shkodranëve, por si sot, bën strucin.
Lidhjen që kandidatët tanë kanë me Shkodrën dhe qytetarët, me përditshmërinë, profesionin dhe ndershmërinë, ai i quan palidhje sepse të vetmën lidhje ka me krimin, mashtrimin, varfërimin dhe papunësinë. Propagandës së tij i përgjigjemi me një program konkret, program emergjence sepse emergjente është edhe largimi i tij. Vota e qytetarëve do t’i kthejë mbrapsht Shkodrën, shkodranëve. Sepse Shkodra nuk mund dhe nuk do të nënshtrohet.
Më 11 Maj, për Shkodrën Madhështore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu