Ballina Aktualitet “Drejtuesi i Policisë së Shkodrës u zgjodh nga bandat”, ministri Hoxha i...

“Drejtuesi i Policisë së Shkodrës u zgjodh nga bandat”, ministri Hoxha i përgjigjet Bardhit: Gënjeshtër, bisedat janë të vitit 2021

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha përgënjeshtroi akuzat e ngritura nga demokrati Gazmend Bardhi, i cili deklaroi gjatë fjalës së tij në kuvend që drejtori aktual i policisë së Shkodrës është emëruar me urdhër të eksponentëve kriminalë në këtë qytet.

Ministri i Brendshëm theksoi se kjo nuk është e vërtetë pasi Edmond Sula u zgjodh drejtor në vitin 2023, ndërsa bisedat e cituara nga demokrati Gazmend Bardhi datojnë që nga viti 2021.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka ngritur akuza të forta ndaj drejtorit aktual të Policisë Shkodër, duke e cilësuar si personazh i lidhur me bandat kriminale.

Sipas tij, ky informacion faktohet nga bisedat e bëra në SkyEcc nga eksponentë kriminal.

“E dija që ishe ekspert i inceneratorëve, por që ishe bërë ekspert i mbetjeve këtë s’ma kishte marrë mendja.  Meqë fole se ia di mirë punëve të shtetit, e meqë na akuzove se të kemi baltosur te Rai, atje të thanë se je i lidhur me krimin e organizuar. Si ta quajnë drejtorin e Policisë Shkodër, ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi Sky ECC, o vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm, di gjë ti?! Po, por kam frikë se nuk e bën. Ndërhyn prapë, mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla. Mondi në fakt është drejtori aktual i Policisë Shkodër që u emërua një muaj pas këtij ministrit në fjalë, përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend. Për çfarë e akuzon ti opozitën?!

Ne po abuzojmë me të drejtën për të kërkuar ty llogari? Po patjetër që do japësh llogari. Kur zotrote i ke dorëzuar pushtetin, policinë e portin e Durrësit krimit të organizuar, përgjegjësia i mbetet opozitës. Ky nuk di asgjë, këtij ia hanë dardhat pas shpine, ky është i pafajshëm, fajin e ka opozita që e baltos dhe ky nuk ka asnjë shpjegim. Ju them me përgjegjësinë më të madhe qytetare dhe morale thotë ky, përveçse politike që Ilir Beqaj është sot ministri më i sulmuar si Tahiri që është i kryesulmuar, janë reformatorë. Kjo ishte deklarata dhe kur i dolën faktet se si njëri, si tjetri kishin abuzuar me detyrën, tha “di unë ç’kanë bërë ata?!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks