Reagim i Policisë së Shtetit
Në vijim të informacionit të dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë nënkomisar Shkelzen Gjonaj, me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, sqarojmë se:
Pas transmetimit të një rasti tjetër të abuzimit me detyrën nga ky punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit të punonjësit të Policisë nënkomisar Shkelzen Gjonaj.
Ndërkohë AMP është duke kryer veprimet procedurale për arrestimin e tij.
Policia e Shtetit falënderon median që denoncon raste të tilla dhe siguron qytetarët e median se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj cilindo punonjës që do të cenojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve apo do të abuzojë me detyrën.






