Drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Lucian Bedeni, i ka dhënë fund beqarisë këtë fundjavë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me Albionën. Ceremonia martesore raporton newspower.al u mbajt në Kishën Françeskane në Shkodër, ku çifti shkëmbeu premtimet e përjetshme në një meshë të veçantë, të udhëhequr nga ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta. Të pranishëm në këtë ditë të veçantë sipas newspower.al ishin familjarë, miq të afërt, kolegë e personalitete të fushës së kulturës dhe artit. Atmosfera e ngrohtë dhe solemniteti i momentit i dhanë një tjetër dimension kësaj ceremonie, ku tradita dhe dashuria u bashkuan nën bekimin e Kishës.

Newspower.al i percjell urimet më të përzemërta për çiftin Bedeni, teksa nisin një kapitull të ri së bashku!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu