📍Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme pikat kufitare të Muriqanit dhe Hanit të Hotit 🛂 për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen e punës dhe për të garantuar një shërbim sa më efikas për udhëtarët.
Gjatë vizitës, ai u takua me punonjësit e Administratës Doganore në terren, duke vlerësuar angazhimin e tyre dhe duke theksuar rëndësinë e një shërbimi të shpejtë, profesional dhe me integritet në këto ditë me fluks të lartë, ku mbi 15 mijë udhëtarë hyjnë çdo ditë përmes këtyre pikave kufitare.
🗣️ Mesazhi ishte i qartë: të garantohet një përvojë sa më e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri, duke ruajtur njëkohësisht standardet e sigurisë dhe kontrollit kufitar.
✅ Administrata Doganore mbetet në gatishmëri të plotë për të menaxhuar me efikasitet lëvizjen ndërkufitare dhe për të ofruar një pritje dinjitoze për të gjithë vizitorët që zgjedhin vendin tonë këtë verë 🇦🇱☀️.