Ashtu siç u lajmërua ditën e hënë, qytetarët ditën e sotme, 27 nëntor, kanë dalë në protestë për herë të tretë për sigurinë në shkolla. Qytetarët po marshojnë nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” drejt ministrisë së Arsimit.

Më 18 nëntor, Martin Cani 14-vjeç u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi para shkollës “Fan Noli” ku studionin. Qytetarët i kërkojnë minsitres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, që të dorëhiqet, ndërsa bëjnë thirrje për drejtësi për Martinin. Protestës së dytë të zhvilluar nga qytetarët ditën e hënë iu bashkua babai dhe gjyshi i Martin Canit. I ati, Angel Cani me lot në sy, ndoqi thirrjet për drejtësi për të birin e vrarë.

Ndërsa gjyshi i 14-vjeçarit, u shpreh se Martinit iu prenë në mes ëndrrat. Kërkoi drejtësi, ndryshe tha se jeta e tij nuk ka më kuptim. Protestuesit paralajmëruan se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre deri të mërkurën, do të bojkotohet mësimi dhe do të nisin protestat në dyert e shkollave.

Kërkesat e Shoqërisë Civile

-Shtimi i buxhetit në 5% të PBB

-Plotësimi i shkollave me infrastrukturë dhe staf mbështetës

-Rritja dhe plotësimi 100%  i shkollave me psikologë, raporti 1 psikolog për çdo 200 nxënës

-Qëndrimi nxënësve në shkollë deri në 16:00, duke ofruar ushqim dhe mundësi për të bërë detyrat

-Zbatimi emergjent i rregullit për heqjen e telefonave në orën e mësimit

-Miratimi i legjislacionit për vendosjen e filtrave parandalues të përmbajtjeve me gjuhë urrejtje për fëmijët nën moshën 14 vjeç

-Krijimi i një sistemi të raportimit të rasteve ku të ndërlidhen të gjitha hallkat

-Çdo shkollë duhet të ketë oficerin e sigurisë

-Dorëheqje e menjëhershme e ministres së Arsimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu