Ballina Sport Dramë në Shkodër, Erzeni barazon në minutën e fundit shtesë, kontestohet gjatë...

Dramë në Shkodër, Erzeni barazon në minutën e fundit shtesë, kontestohet gjatë arbitrja Rusta


Ndeshje për njerëz me zemër të fortë në Shkodër ku Vllaznia nuk përfiton nga avantazhi i dyfishtë dhe barazohet nga Erzeni në minutën e fundit të shtesës nga një penallti e akorduar nga arbitrja Emanuela Rusta dhe Sistemi VAR.

Ndodh pothuajse gjithçka në “Loro Boriçi” ku shijakasit marrin një pikë në fund falë penalltisë së Kahrimanoviç që në të 100-tën barazoi shifrat 2-2. Ishin Aralica dhe Mala fillimisht që në minutat 54 dhe 65 menduan se vulosën suksesin për djemtë e Josës të cilët festuan përpara kohe.

Nonato në krahun tjetër mbajti të hapur ndeshjen me një gol shprese dhe në minutën e fundit, kroati i Erzenit shënoi golin e tretë personal.

Me këtë barazim Erzeni ngjitet përkohësisht i vetëm në vendin e dytë me 16 pikë, 1 më shumë se Vllaznia ndjekëse.

Në fundin e ndeshjes, tifozeria shkodrane kontestoi gjatë arbitren Emanuela Rusta për 11 metërshin e dhënë në favor të shijakasve, çka bëri që ajo të qëndronte në mesin e fushës me ndohmësit e saj derisa situata u qetësua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks