Vllaznia i shkon shumë pranë një fitoreje me përmbysje në raundit e parë kualifikues të Conference League përballë Valur të Islandës, por ndëshkohet në minutën e nëntë shtesë, duke barazuar 2-2.

Vllaznia, edhe pse pësoi gol që në minutën e 12 (realizoi Tryggvasoon), ia doli të përmbyste shifrat falë golave të Krymit dhe Dodajt.

Mesfushori kuqeblu barazoi shifrat në minutën e 23-të, ndërsa sulmuesi 18-vjeçar e dërgoi topin në rrjetë në të 85-tën, pak minuta pasi Deliu kishte marrë kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Vllazninë në inferioritet numerik.

Në kohën shtesë ekipi shkodran po përpiqej me të gjitha mënyrat për të mbrojtur fitoren, por në sekondat e fundit u ndëshkua nga Heimisson.

Keqardhje e madhe në kampin shkodran për atë gol të pësuar në sekondat e fundit, por gjithsesi, në “Loro Boriçi”, ku do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve, Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për ta kaluar këtë kundërshtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu