Një 30 vjeçar është arrestuar nga Policia në kryeqytet pasi shpërndante lëndë narkotike të llojit kokaine. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se i arrestuari është Erald Shullazi. Ai u arrestua në Unazë të Re, ndërsa gjatë kontrollit në automjet, iu gjet dhe u sekuestrua kokaina, të cilën e kishte ndarë në doza të vogla dhe ishte gati për treg.

Njoftimi i policisë: 

Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine, në Tiranë. Sekuestrohen dhjetëra doza kokainë, gati për shitje, rreth 90 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza, si dhe një peshore elektronike. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Erald Shullazi., 30 vjeç, banues në Tiranë. Në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. Sh. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet dhe u sekuestrua sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës dhe të ambientit ku punonte 30-vjeçari, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Unazë të Re. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu