SPAK ka nisur letërporosi drejt Belgjikës dhe Francës, duke kërkuar që të identifikohen kodet e SKY ECC për cështjen, e 3.4 milion eurove, për të cilën u arrestua ish-drejtuesi i prokurorisë së Vlorës dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Organi i akuzës kërkon të dhëna për kodet e tjera të SKY ECC në vazhdën e hetimeve që po kryehen për funksionarët dhe ish-funksionarëvë të tjerë të drejtësisë.

Hetimet e SPAK janë dukë u kryer për të vertetuar nëse ka edhe të tjerë, që mund të jenë përfshirë në raste korrupsioni. Burime bëjnë me dije se janë duke u kryer edhe veprime për çështje të tjera. Po ashtu janë duke kaluar në sitën e SPAK edhe shume çështje të tjera, që janë hetuar tek ish-prokuroria e krimeve të rënda.

Çështja e “Toyota Yaris”, nisi fillimisht në Durrës, pas kapjes brenda në makinë të 3.4 milion eurove dhe më pas u transferua për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke u orientuar hetimi për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Paralelisht me Krimet e Rënda në Belgjikë, prokurori Julien Moinil nisi një hetim për të zbuluar fijet e personave Shqiptarë dhe belgë që ishin përfshirë në transferimin me kamiona nga Belgjika në Shqipëri të 3.4 milion eurove.

Në Belgjikë janë vendosur disa persona nën hetim dhe mes të cilëve mësohet se është marë i pandehur dhe avokati Radovan Çela. Madje në muajin Shkurt 2022, Moinil mbëriti në Shqipëri për të marë dëshminë e ish-kreut të PD, Lulzim Basha, si personi që foli i pari për këtë çështje, duke paralajmëruar në parlament se në Shqipëri po futeshin nga Krimi i Organizuar me mbështetjen e Taulant Ballës, plot 4 milion euro. Por teksa në Shqipëri hetimet u zbehën, rasti në Belgjikë u konsiderua shumë serioz, duke bërë që për këtë çështje së fundmi të hapen dhe verifikohen kodet e aplikacionit “Sky” në Belgjikë./v+

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu