SPAK rilexon pretencën për dosjen e “Metamorfozës”, pasi dosja u veçua nga të pandehurit e tjerë dhe iu nënshtrua gjykimit të shkurtuar. Akuzat e ngritura janë për siguri kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal, armëmbajtje pa leje.
SPAK ka kërkuar dënimin e biznesmenit Pellumb Gjoka me 14 vite burg. Për ish-shefin e policisë, Ardit Hasanbegaj, kërkoi 9 vite burg. Nëse shpallen fajtorë, ata përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe u ulet 1/3 e dënimit.
Seanca e radhës u shty për më 9 mars, ku priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës.
Sakaq, biznesmeni Pellumb Gjoka, bashkë me disa të pandehur të tjerë, po gjykohen me procedurë të zakonshme në një dosje tjetër të “Metamorfozës” për vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi.






