Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Brajoviç, i cili u ekstradua në Shqipëri disa javë më parë, pas një periudhe kërkimi ndërkombëtar në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”.

Brajoviç ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për përfshirje në veprimtari të paligjshme, dhe pas procedurave ligjore të ndjekura me autoritetet e huaja, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit.

Operacioni “Metamorfoza” është një nga aksionet më të bujshme të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), i cili ka çuar në arrestimin dhe procedimin penal të dhjetëra personave të përfshirë në struktura kriminale.

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu