Ballina Kronike “Dorëzohet” Benet Beci, kërkon gjykim të shkurtuar në GJKKO / Vetë kryebashkiaku...

“Dorëzohet” Benet Beci, kërkon gjykim të shkurtuar në GJKKO / Vetë kryebashkiaku refuzoi paraqitjen në seancë, autorizoi avokatin ta përfaqësojë!

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, ka kërkuar përmes avokatit të tij në seancën paraprake gjykim të shkurtuar.

Bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së, Adela Ruko, si edhe Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni, nuk janë shprehur ende për formën e gjykimit.

Burime brenda seancës bëjnë me dije se Gentjan Rumano, avokati që mbron në këtë proces Adela Rukon, është larguar nga salla e gjyqit për një proces tjetër dhe është gjobitur me 100 mijë lekë nga GJKKO.

Rumano u zëvendësua nga një avokate e caktuar kryesisht, ndërsa ai është bërë shkak në të paktën dy seanca për shtyrjen e procedimit gjyqësor.

Vetë kryetari i Bashkisë Shkodër nuk është i pranishëm në seancë.

Sipas SPAK, Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” me vlerë 96.5 milionë lekë.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Evis Berberit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks