Ballina Aktualitet Dorëhiqet Drejtori i Burgjeve Admir Abrija

Dorëhiqet Drejtori i Burgjeve Admir Abrija

Admir Abrija ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, e cila do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë.

Deri më tani nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij.

Së fundmi, situata në burgj ka qenë mjaft e diskutuar, pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin.

Abrija mori drejtimin e burgjeve me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, më dhjetor të vitit 2021 pas lirimit nga detyra të Agim Ismailit. Muajt e fundit është përfolur shpesh për largimin e tij nga detyra.

Ndërkohë kujtojmë që në dhjetor të 2023, në pikën kufitare të Kapshticës u arrestua vëllai i tij Ardit Abria për veprën penale  “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks