Donald Trump dhe JD Vance janë betuar si Presidenti dhe zv.presidneti i SHBA-së. Ai betohet të “ruajë dhe mbrojë” Kushtetutën.

Është hera e parë që nga vitet 1890 që një president i cili u mund në zgjedhje, kthehet fitimtar për të bërë betimin për herë të dytë. Në betimin e tij Trump tha: “Betohem solemnisht se do të veproj me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të ruaj e mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara në maksimumin e mundësive të mia”. Trump përdori biblën e presidentit revolucionar amerikan Abraham Lincoln teksa bëri betimin e tij nw Capital Rotunda.

Donald Trump është zyrtarisht Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me republikanin që mori detyrën pas betimit të tij në Capitol.

Në fjalën e tij hapëse, ai falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke përfshirë gjithashtu dhe të gjithë presidentët e mëparshëm që ishin prezent në betimin e tij, nga Clinton te Biden.

Ai u shpreh se “Epoka e Artë” e Amerikës fillon tani dhe se vendet e tjera do ta respektojnë sërish SHBA-në.

“Faleminderit shumë të gjithëve, zv.presidenti Vance, presidenti Clinton, presidenti Bush, presidenti Obama, presidenti Biden, zv.presidentja Harris dhe qytetarët e mi. Epoka e Artë e Amerikës fillon tani. Nga kjo ditë e më pas, vendi ynë do të respektohet sërish në të gjithë botën. Të gjithë vendet e tjera do të na kenë zili dhe nuk do t’i lejojmë ato që të përfitojnë nga ne. Thjesht do të vendos Amerikën të parën. Prioriteti ynë kryesor është që të krijojmë një vend krenar dhe të lirë.

Amerika do të jetë së shpejtë më e mirë dhe më e fortë se kurrë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu