Në atmosferën e gëzueshme të Pashkëve, festa më e madhe e të krishterëve, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, ka drejtuar një mesazh urimi në emër të gjithë Kishës Katolike në Shqipëri.
Të dashur miq,
Si çdo herë, për shkak të angazhimit dhe të qenit ipeshkëv nënjë Dioqezë që përfshin një territor të varfër e të shpopulluar,veçanërisht në këto ditë përgatitjeje për Pashkët, kam hasur nësituata varfërie e mjerimi ekonomik dhe njerëzor, që shpesh u ikin reflektorëve të mediave, madje edhe vetë kujdesit tonëfetar, duke qenë se ndodh shpesh që ne të kujdesemi mëshumë për pompozitetin e kremtimeve tona, sesa për jetën e njerëzve. Nuk e fshesh se jo rrallëherë më kap njëfarëtrishtimi dhe fjalët e mia, të cilat mëtojnë të sjellin fjalën e Zotit, i shoh të pafuqishme përballë shumë situatave dhembjeje e vuajtjeje që nganjëherë e tejkalojnë imagjinatën tonë.
E pyes veten se ç’fjalë mund të them gjatë këtyre ditëve? A thua kanë vlerë fjalët e mia përballë dhembjes dhe vuajtjes sëshumë njerëzve, qofshin këto fizike, shpirtërore apo edhe morale? Ndërkohë që çdokush në bashkësitë tona mundohet tëkapë një audiencë sa më të madhe në rrjetet sociale, për të“reklamuar” gjërat e shenjta, në shumë familje nëpër fshatra, por edhe nëpër zona urbane, konsumohen situata tëkalcifikuara dhembjeje dhe vuajtjeje. Jam i sigurt se Zoti mëshumë se kudo, është aty, shpesh i heshtur e do të thoja ipafuqishëm për të ndryshuar diçka jashtë jetës së këtyre personave, për faktin e thjeshtë se këtë mision Ai na e ka lënëneve. Ai ndryshon zemrat tona dhe ne mundemi e duhet tëndryshojmë realitetin tonë.
Prandaj, të bësh një urim për Pashkët është një përgjegjësi e madhe, pasi rrezikojmë të biem në klishe-të e zakonshme, nëfjalët që përdoren për çdo herë, por që gjithnjë e më shumë e largojnë festën nga jeta e shumë njerëzve. Nëse Krishti, me vdekjen e tij, e mundi vdekjen, sikurse thotë një himn i vjetër iPashkës që këndohet në këto ditë, na ka lënë ne, që me angazhimin tonë, të bëhemi Pashkë për të tjerët, sidomos përata që janë në vargonjtë e padrejtësisë, të dhunës, të luftës e tësituatave të rënduara ekzistenciale. Nuk ka kuptim të urosh Pashkët, nëse nuk bëhesh Pashkë ti vetë. Por që të bëhesh Pashkë, duhet të bëhesh më parë Kryq, të zbresësh në varr e prej aty të kumtosh lajmin e mirë të jetës që shpërthen nga nata e Pashkës. Vetëm kështu, duke zbritur në varret e hapura të shumë situatave shoqërore dhe shpirtërore, mund të bëhesh lajmëtar i ditës së re.
Këtë vit, Pashkët kanë qëlluar në të njëjtën ditë për të gjithë tëkrishterët: katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë. Është një rast ibukur që të kremtojmë dhe të gëzohemi të gjithë një zemre,edhe pse secili në bashkësitë e veta.
Le të jemi ne së pari Pashkë në jetën tonë e kështu tëkumtojmë ditën pa mbarim të fitores së Krishtit mbi vdekjen. Sigurisht që e gjithë kjo do të ndodhë në liturgjitë dhe shërbesat që do të bëjmë nëpër kishat tona, por këtë duhet ta bërtasim me të madhe nëpër rrugët dhe në situatat e njerëzve të çdo dite, në veçanti të atyre, që për një arsye a një tjetër,gjenden në kryq, janë në varret e vuajtjes dhe të mjerimit për shkak të luftës, ndasive, inatit dhe zemërimit. Vetëm kështu do të kemi kremtuar me të vërtetë Pashkë.
Po ju uroj të gjithëve, katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë, me përshëndetjen e të krishterëve: Krishti u ngjall! Me të vërtetëu ngjall!