Shenjtorja “Zoja e Keshillit te Mire”
Dom Artur Jakut i besohet detyra e rektorit te kesaj kishe
Jaku: Kjoftë ngahera kjo shenjtërorë, strehë shpirtënore për të gjithë shqiptarët
Dom Artur Jaku, ish Famullitari i Shkodres do te jete rektori i ri i Shenjtores “Zoja e Këshillit të Mirë”. Konferenca ipeshkvnore ka bere emerimin e tij ne kete detyre, e cila ju dorezua gjate kremtimit te meshes se shenjte nga Arqipeshkevi i Shkodres, monsinjor Angelo Massafra. Ipeshkvi vleresoi punen e bere deri me tani nga Dom Klejdi Vukaj, dhe theksoi se ndryshimet jane te natyrshme, duke u uruar ne detyren e re dom Artur Jakun. Imzot Massafra gjate predikimit beri thirrje qe te punojme te gjithe per forcimin e pareshtur te paqes e harmonise, dhe denoi luftrat qe zhvillohen ne vende te ndryshme te botes.
Sot, pas shumë shekujsh dhune ndaj kësaj kishe kemi fatin të gjithë me gëzue ketë tempull feje pershpirtnije e shprese tha ne fjalen e tij dom Artur Jaku, duke u ndalur tek rendesia qe ka per besimtaret figura e Zojes dhe kjo kishe per shkodranet. “U ka pa sod Shkodra e u ka marrë mrapa. U ka pa, distinktivin e Zojës në parzëm, driten e hirit shejtnues në ballin e hapet, zjarmin e atdhedashtënisë në gji. Me hapa të përvuejt por të sigurtë u ndaltë te kambët e Rozafës, u pame tui hi në Shejtnoren e Zojës, n’at monument shejt feje dhe kombësije”.
Kështu do te shprehej i lumi dom Ndre Zadeja në fjalimin e tij drejtue një grupi besimtarësh me rastin e festës së Zojës. Shkelqësi të nderuara, që sot me emëroni si rektor i shenjtërores së Shqiptarëve, duke më vesh me një detyrë të lartë baritore, përgjegjësi shpirtërore për të shërbyer në këtë tempull që është i mbushur me ngjarje, i dendur me histori i pasur me ftyra. Si bir i këtij konaku, dhe njeri prej meshtarve te kësaj dioqeze ndihem i pa-mjaftueshëm për t’iu qasë kësaj detyre misionare që kërkon vigjilencë shpirtërore, kurajo historike, dashuri shërbyese, urti doktrinore. Jam fort i vetdijshëm, si ne cdo rast, shërbimi ndaj nënës, sado i madh të jetë përkushtimi, ështe gjitheherë pak, për hiret që marrim nga kjo Nanë! Prandaj të nderume Ipeshkvinje, Ju falenderoj, e duke ju falëndëru ju, falendëroj vellezërit tuaj ipëshkvi, për këtë besim dhe përgjëgjësi që më ngarkoni. Lutuni dhe me bekoni, që të mund te shërbejë me përvujtëri e dedikim për këdo që rasti, nevoja apo thirrja do e sjellë në këtë shenjtërore.
Falendëroj vellëzërit meshtarë, prezentë në këtë kremtim, por edhe ato që për arsye të ndryshme nuk i janë bashku këtij kremtimi. Kulti i Marisë, përshpirtnia dhe devocioni që gjallojnë në popullin tonë janë fal punës dhe përkushtimit të secilit meshtar, duke e kthyer këtë shenjtërore në oaz burimor dhe dritë për Shqypnin.
Falendëroj parardhësin tim, Dom Klejdin për punën dhe përkushtimin e deritanishëm, i bindur që do ta kem krah edhe ne vijemësi si vëlla dhe bashkëpunëtor.
Faleminderit të gjithë personat e tjerë të angazhuar, motrat, laikët.
Falendëroj bashkësinë e besimtarve të shënjtërorës, miqtë që kanë ardhë nga dioqezat e ndryshme të shqiperisë duke e kthyer realisht kishën e Zojës në Shënjtërore kombëtare.
Të dashtun të pranishëm, misioni im, kërkon lutjën, forcën dhe mbeshtetjen tuaj. Si atë ditë, rrëzë kryqit kur Jezusi ishte në agonin e vdekjes, e i tha Gjonit, “Ja nana jote”, “e Marisë, “Ja biri yt”. Ju jeni familja ime dhe kjo është Nena jonë.
Përgjatë shekujve tek këmbët e Marisë është ul në gjunjë cdo Shkodran e cdo shqiptar. Tek kjo kishë kanë ardhë nanat me u lut për fëmijët e vet, të sëmurët me kërku shëndetin, emigrantat me marrë bekimin për në shtigjet e anëve.
Sipas traditës gojore, para kësaj shenjtërore është lutur sa e sa herë, heroi jonë kombëtar Gjergj Kastrioti i cili kishtë marrë atë shkëndijë trimërie me mbrojt vendin dhe popullin e vet. Thuhet në relacionet e vjetra se kur kjo kishe u shkaterru nga perandoria osmane Shkodranët dilnin përtej Bunës tek kisha e Shën Marise Magdalen (që varej nga Venediku) nga aty i drejtoheshin Nanës së Këshillit të Mirë për t’i mbrojt nga fatkeqësitë e shkaktuara nga Pushtuesi i kohës. Jehona e mrekullisë së Zojës, detyroi Papën e kohës, të formojë një komision të posacshëm, i cili në bazë të studimit të kryer do të shprehej se “Figura e Zojës” është mrekullibërëse.
Kjo figure e Zojës, historia e saj mrekullibërëse ka nxitur pasardhësin e Pjetrit, Papa Gjon Palin e II i shoqëruar nga Nanë Terezën të vizitojë Shqipërinë dhe të lutën të gjynjëzuar në këtë truall të shenjtë.
Shkodra e krejt Shqipëria e ruajnë kishën e Zojës si visar të cmueshëm, si streh dhe ngushëllim i shpirtit. Edhe kur ky vend ishte vetëm një rrënojë, besimtarët si gur të cmueshëm e vishnin ketë koder deri në kala për ti kërkuar Nanës mbrojte e bekim. Në kohë të mjerimit besimtarët i drejtoheshin me fjalët:
E kur mbi shkoder xu m’u muzgun qielli,
e per te t’veshtira m’u endun stine e mote,
me ty shkodrani zemren prap e kthielli,
kah gurt e lterit t’And me lot rigote.
Populli jonë e dinte dhe ishte i bindur se edhe në martirizimit sa të kenë Zojen këmbë t e tija ishin të sigurta. Nga këtu ku doli edhe shprehja, “ Me Zojë n Shkodra e ka orën çuet”.
Sa herë është ndertu kjo shenjtërore ka gjallnu zemrat e besimtarve, sepse e kanë ndje vetën të mbrojtun e të sigurt.
Pahko Vasa në nje letër drejtu Ipeshkvitë Shkodrë s 27 tetor 1890 nga Beiruti shkruan: e “Tani duke sjellë në mendje se në rininë time unë isha një besnik i zjarrtë i “Zojës së Këshillit të Mirë” dhe se shpesh ndieja dëshirën për ta parë të restauruar atë Shenjtore, në mënyrë që në formën e një Kapele modeste, t’i mundësohej katolikëve edhe atyre që e ndjenin nevojën, që në mënyrë të përshtatshme të kremtonin Meshë dhe të ushtronin nderimin e tyre nën strehë brenda.”
Sot, pas shumë shekujsh dhune ndaj kësaj kishe kemi fatin të gjithë me gëzue ketë tempull feje pershpirtnije e shprese. Mos harroni, Provanija hyjnore ka dasht që tempulli kushtu Zojës të jetë mu në hymje të qytetit, gati-gati si me dasht me na thanë se kush hyn e del në këtë qytet duhet të kalojë nën mantelin e Nanës për të marrë bekimin e saj.
Kjoftë ngahera kjo shenjtërorë, strehë shpirtënore për shtegtarin, besimtarin, për të gjithë shqiptarët. Kjoftë kjo histori, nxitese për të ndërtuar historinë tonë personale dhe relacionale me Zojën.
Shërbimi I im dhe I joni, kjoft shërbim shëlbues.
Amen!
Prej 3 vitesh Shenjtorja “Zoja e Keshillit te Mire” eshte ne varesi te Konferences Ipeshkvore Shqiptare dhe eshte kisha qe bashkon besimtaret shqiptare ne lutje, ne shenjtoren kushtuar pajtores se Shqiperise.






