Policia e Tiranës ka arrestuar në Allias një 28-vjeçar banues në Shkodër. Dyshohet se 28-vjeçari do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës. Sipas informacioneve të policisë, ai ka qenë me precedent të mëparshëm si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”. Sekuestrohen 2 pistoleta.

Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Aleksander Matoja, 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu