Ballina Bota “Do të të vras nëse nuk kthehesh me mua”, si e kërcënoi...

“Do të të vras nëse nuk kthehesh me mua”, si e kërcënoi shqiptari italianen shtatzënë para se ta masakronte me thikë

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e Vanessa Ballan, 27-vjeçares shtëtzënë, e cila u godit disa herë me thikë në fshtin e saj Spineda di Riese Pio X, në provincën e Trevisos. Bujar Fandaj, 41-vjeçari kosovar i arrestuar për krimin, jo vetëm që nuk pranoi përfundimin e marrëdhënies me viktimën, por edhe e kërcënoi gruan për një vit.

“Nëse nuk kthehesh me mua do të vras”, “nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë”, janë mesazhet që shqiptari i kishte drguar Vanessës.

Sipas medieve italiane, viktima kishte pasur një lidhje një-vjeçare me Fandajn, të cilës vendosi t’i jepte fund dhe në tetor e denoncoi për kërcënime dhe përndjekje.

Një ankesë që rezulton e padobishme deri në epilogun tragjik.

Bujar Fandaj e kërcënoi dhe e përndoqi gruan për rreth një vit, duke e shantazhuar dhe duke e kërcënuar se do t’ia zbulonte partnerit lidhjen e tyre tashmë të mbaruar, duke shfaqur edhe disa video intime. Bujar Fandaj u arratis pas krimit të rëndë për tu arrestuar disa orë më vonë disa metra larg shtëpisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks