Ballina Kronike Do përdoreshin për ngjarje kriminale, sekuestohen në Rrëshen dy makina të vjedhura...

Do përdoreshin për ngjarje kriminale, sekuestohen në Rrëshen dy makina të vjedhura në Kosovë, arrestohet gruaja që i solli

Policia e Rrëshenit ka arrestuar një 34-vjeçare e identifikuar si Alketa Pjetri. E reja, e cila akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, dyshohet se ka sjellë në Shqipëri dy makinë që ishin vjedhur në Kosovë.

Sipas bluve, 2 automjete, tip “BMW” dhe “Volksëagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale në Rrëshen.

Makinat e vjedhura ishin në një servis, pronari i të cilit u procedua penalisht nga policia.“Për rastin u vu në pranga shtetasja A. P., 34 vjeçe, banuese në Rubik, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip “BMË” dhe “Volksëagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasin D. P., banues në Rubik, pasi dyshohet se ka fshehur në servisin e tij, në Rubik, 2 automjetet e trafikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks