Ballina Kronike “Do e zgjidh unë”, çfarë i tha shqiptari vajzës pasi mori vesh...

“Do e zgjidh unë”, çfarë i tha shqiptari vajzës pasi mori vesh se kunati i tij e kishte p*rdhunuar për 9 vjet

Një ngjarje tronditëse u regjistrua në Greqi ditën e sotme, ku 50-vjeçari shqiptar Fatmir Terallari vrau kunatin e tij 33-vjeçar Erjon Pelivani, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën për 9 vjet. 50-vjeçari e kreu krimin pasi mësoi nga vajza për detajet e rënda, teksa së fundi 33-vjeçari e kishte shantazhuar edhe se do t’i publikonbte video intime nëse nuk i jepte para.

Mediat greke shkruajnë se kur vajza i ka rrëfyer babait veprimet e tmerrshme të Pelivanit, ai i ka thënë “se do ta zgjidhte” ai.

Siç është bërë e ditur, 33-vjeçari ka përdhunuar vajzën 18-vjeçare që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën rreth 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme.

Ai dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video dhe më pas ka shantazhuar vajzën. Kur ajo ka filluar punën herë pas here, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialin që posedonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks