Djegia e mbeturinave eshte kthyer ne shqetesim serioz per qytetin e Shkodres. Rete e tymit mbulojne cdo dite lagjet e qytetit duke u kthyer ne ndotese te mjedisit dhe perhapese te semundjeve kancerogjeve. Asnje mase nuk eshte marre nga autoritetet per kete krim mjedisor qe ndodh ne mes te dites. Denoncimin e ben keshilltarja bashkiake Eliona Shkreli e cila shkruan:
Prej orës 15.00 (4 orësh) gjysma e qytetit të Shkodrës është mbushur me hije tymi nga djegia e mbeturinave në Breg të Lumit Kir në afërsi të ish Fushës së Druve!
Asnjë institucion (pikë së pari zjarrfikësja) nuk reagojnë ndërkohë që mjegulla e tymit dhe era e keqe kanë ‘pushtu’ Shkodrën e shtëpitë e banorëve.
Institucionet duhet të reagojnë menjëherë, fillimisht të bëjnë të mundur shuarjen e djegies të mbeturinave e pastaj të hetojnë për përgjegjësit e kësaj katastrofe mjedisore dhe të rrezikshme në këtë mot të nxehtë!
Kjo asht situatë e pa precedent dhe kërkon reagim dhe hetim të menjëhershëm, s’ka kohë për gjumë…








