

Linku i dhurimit
Djali i tyre prej javesh ndodhet ne beteje me jeten, ndersa gjendet i shtruar ne spital ne gjendje koma, pas nje aksidenti rrugor. Perballe betejes per te siguruar shumen financiare prej 600 mije eurosh, e nevojshme per operimin e 20 vjeçarit Klevis Gjeluci ne nje spital jashte Shqiperie, komuniteti shqiptar prej ditesh eshte bere bashke per t’i ardhur ne ndihme te riut. Permes “Gofundme” po synohet te mblidhet kjo shume, ku deri me tani jane siguruar mbi 200 mije euro, citon newspower.al. Prinderit e Klevisit, çifti i bashkeshorteve Mira & Franc Gjeluci edhe pse ne momente tejet te veshtira, kane falenderuar shqiptaret qe i jane pergjigjur thirrjes se tyre per ndihme, duke dhuruar sipas mundesive. Apeli eshte qe ky kontribut te mos ndalet dhe te sigurohet e plote shuma per operimin e 20 vjeçarit raporton newspower.al. Fatkqesisht deri me tani strukturat shteterore nuk kane reaguar, as ministria e shendetesise dhe as vete kryeministri Rama, qe sepaku per nje rast te tille do te duhej te tregonin solidaritetin e tyre, sebashku me ligjvenesit e kuvendit.
Statusi i prinderve te Klevisit:
Po jetojme nje periudhe te veshtire, por besimin ne Zot e kemi te madh qe do ta kalojme kte sfide.
Nuk gjej fjale per te shprehur falenderimet per secilin prej jush per kontributin dhe mbeshtetjen qe na keni dhene e po na jepni ne keto dite te veshtira. Sot nuk ndjehemi vetem!
Faleminderit per cdo ndihme te dhene monetare dhe emocionale ne kte beteje, ku jam i sigurt qe do dalim te fituar!
Bekime ne familjet tuaja! Pafundsisht mirnjohes per te gjithe!
Prinderit e Klevisit,
Mira & Franc Gjeluci