Alban Velo i arrestuar për vrasjen me paramendim të biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa, është djali I një polici.

Zyrtarisht policia e shtetit e konfirmoi duke saktësuar se ka bërë dhe pezullimin nga detyra të inspektorit me detyrë në trup shërbim në seksionin e patrullës në komisariatin nr 4 në Tiranë.

“Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V.,  është djali i një punonjësi Policie.

Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka  bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.”

Gjithashtu  Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra” thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu