Ballina Aktualitet “Ditët e Kujtesës” nisin nga Shkodra. Zhgënjimi i ish të përndjekurve politik...

“Ditët e Kujtesës” nisin nga Shkodra. Zhgënjimi i ish të përndjekurve politik me klasën politike!

Të përndjekurit politik nisën nga Shkodra “Ditët e Kujtesës”, kushtuar viktimave, të arrestuarve dhe internuarve gjatë regjimit komunist. Homazhet dhe kurorat me lule u vendosen në monumentin kushtuar atyre që humbën jetën nga regjimi i egër totalitar, ku Shkodra ishte qyteti që e vuajti më shumë se të gjithë atë sistem.

Për 35 vite politika shqiptare nuk e ka kryer detyrën ndaj kësaj shtrese thanë në fjalën e tyre, përfaqësuesit e të përndjekurve politik. Ende sot figura e diktatorit shfaqet haptazi në cdo cep të Shqipërisë më shumë se ajo e heroit kombëtar, ndërsa në shkolla nuk mësohet sic duhet kjo periudhë.

Numri dy i PD Luçiano Boçi nga Shkodra akuzoi kryeministrin Rama se ashtu si paraardhësit po përdor premtime për të gënjyer shqiptarët, ndërsa krimet e komunizmit janë një mesazh për të mos harruar.

“Vetëm së bashku mundemi të ndërtojmë demokracinë e vërtetë, aq të dëshiruar prej nesh”, ishte mesazhi që mbylli këtë aktivitet. Pas Shkodrës, Ditët e Kujtesës së Qendresës Kundër Krimeve të Komunizmit do të vazhdojnë në ish burgun e Qafë Barit dhe atë të Spaçit në përkujtim të revoltave të ish të burgosurve politikë në këto burgje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks