“Ditët e Kujtesës” nisën këtë vit nga Shkodra!Në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës së Krimeve të Komunizmit, të pranishmit u ftuan të reflektojnë mbi të shkuarën nën perspektivën e artit. Jonilda Godole drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë foli mbi dy sfidat që sipas saj ka sot shoqëria shqiptare në raport me të shkuarën e errët komuniste.

Për kryebashkiakun Bardh Spahia, askush më shumë se Shkodra nuk mund ta dëshmojë atë periudhë, pasi ishte qyteti më i përndjekur e në të njejtën kohë simbol i rezistencës.

Ditët e Kujtesës është një aktivitet që synon të mbajë gjallë debatin shoqëror dhe kujtesën mbi pasojat e regjimit komunist në Shqipëri. Ambasadori i OSBE bëri një paralelizëm edhe mbi atë që po kalon sot bota me luftën në Ukrainë.

Në fund të pranishmit prezantuan ekspozitën “European Gulag” e cila na njeh me historinë e harruar të kampeve të stilit sovjetik të ndërtuar kudo në Europën Qendrore/Lindore, pas Luftës së Dytë Botërore. Një histori e kampeve të detyruar të punës në shumë vende komuniste, përfshirë edhe Shqipërinë. Mbrëmja u përmbyll nën tingujt e muzikës përkujtimore të Gaspër Çurçisë, “Gaci in Jazz”, viktimë e terrorit dhe diktaturës komuniste, me kurator Genti Rushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu